Flash

Pse Rubio ndryshoi emrin për të vizituar Kinën

Lapsi.al 13 May 2026
Pse Rubio ndryshoi emrin për të vizituar Kinën

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka qenë në shënjestër të Pekinit për komentet e tij mbi të drejtat e njeriut në Kinë gjatë kohës që ishte senator. Madje në atë kohë u vunë edhe sanksione ndaj tij që përfshinin ndalimin e hyrjes së tij në këtë vend. Teorikisht kjo do të kishte penguar vizitën e tij në Kinë së bashku me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Megjithatë Pekini tha të martën se nuk do ta pengonte Rubion të hynte në vend në Air Force One me Trumpin.

“Sanksionet synojnë deklaratat dhe veprimet e Rubio gjatë mandatit të tij si senator amerikan në lidhje me Kinën”, - tha zëdhënësi i ambasadës kineze Liu Pengyu.

Për këtë çështje, Kina duket se ka gjetur një zgjidhje kompromisi që kur Trump emëroi Rubion në pozicionin e kreut të diplomacisë amerikane.

Pak para se ai të merrte detyrën në janar 2025, qeveria kineze dhe media zyrtare filluan të shkruanin rrokjen e parë të mbiemrit të tij me një karakter të ndryshëm kinez, duke i ndryshuar emrin.

Dy diplomatë thanë se besonin se ndryshimi i emrit ishte një mënyrë për të shmangur sanksionet kineze kundër sekretarit të shtetit të SHBA-së. Për më tepër, ndalimi i hyrjes në vend i Rubios qëndron vetëm nën emrin e tij të vjetër. ©France 24, LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI