Flash

Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krimeve në Kosovë

Lapsi.al 13 May 2026
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, së bashku me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Minela Kalender, kanë propozuar një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Kamberi ka bërë të ditur se rezoluta paraqet një thirrje për ballafaqim me të kaluarën dhe për pranimin e fakteve të vërtetuara nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë.

"Rezoluta dënon krimet sistematike, vrasjet, deportimet, spastrimin etnik dhe dhunën e ushtruar ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë nga strukturat ushtarake, policore dhe paramilitare të regjimit të atëhershëm të Serbisë.

Po ashtu, ajo rikujton masakrat në Reçak, Mejë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Izbicë, Podujevë dhe shumë vende të tjera, si dhe ekzistimin e varrezave masive në Batajnicë, Petrovo Selo, Perućac dhe Kiževak.

Në këtë dokument kërkohet hapja e arkivave shtetërore dhe ushtarake, vazhdimi i hetimeve për personat e zhdukur dhe garantimi i së drejtës për të vërtetën dhe drejtësinë për familjet e viktimave.

Rezoluta dënon gjithashtu mohimin e krimeve të luftës dhe glorifikimin e kriminelëve të dënuar. Pranimi i së vërtetës dhe respektimi i viktimave nuk është dënim për qytetarët e Serbisë, por distancim nga politikat dhe strukturat përgjegjëse për krimet e kryera.

Vetëm përmes pranimit të fakteve, drejtësisë dhe përgjegjësisë mund të ndërtohen paqja e qëndrueshme, besimi dhe pajtimi ndërmjet popujve në rajon. Ballafaqimi me të kaluarën mbetet obligim moral, juridik dhe qytetërues për çdo shoqëri demokratike”, - ka shkruar Kamberi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI