Flash

Dinamo rrëmben Kupën e 15 në histori: Egnatia bie mes 5 golave e 3 kartonëve të kuq

Lapsi.al 13 May 2026
Dinamo rrëmben Kupën e 15 në histori: Egnatia bie mes 5 golave e

Dinamo triumfon në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe nuk ishte thjesht një tjetër trofe i shtuar në histori, por konfirmimi i një skuadre që në momentet vendimtare di të menaxhojë presionin dhe të shfrytëzojë çdo episod të ndeshjes. Blutë fituan për të dytin sezon radhazi ndaj Egnatias në aktin final, këtë herë me rezultatin spektakolar 3-2, duke ngritur trofeun e 15-të në historinë e klubit.

Frikë për portierin Teqja

Finalja mori menjëherë një kthesë dramatike që në minutat e para. Përplasja e rëndë mes Bakayoko dhe portierit Aldo Teqja krijoi tension të madh në stadium, me gardianin e Dinamos që u detyrua të largohej me urgjencë drejt spitalit. Fillimisht arbitri Enea Jorgji ndëshkoi ndërhyrjen vetëm me karton të verdhë, por pas konsultimit me VAR ndryshoi vendimin duke e përjashtuar sulmuesin ivorian. Ky episod ndikoi drejtpërdrejt në balancën taktike të finales: Dinamo humbi portierin titullar që në minutën e gjashtë, ndërsa Egnatia mbeti me një lojtar më pak në pjesën më të madhe të takimit.

[video width="612" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a04b183c13ac.mp4"][/video]

Dinamo me "krahë" me një lojtar më shumë

Superioriteti numerik i dha menjëherë avantazh psikologjik skuadrës dinamovite, e cila mori kontrollin e lojës dhe arriti të godiste dy herë, duke krijuar përshtypjen se finalja po shkonte drejt një mbylljeje të parakohshme. Egnatia u duk e çorientuar dhe pa reagim, e kushtëzuar si nga inferioriteti numerik, ashtu edhe nga vështirësia për të ruajtur ekuilibrin mes mbrojtjes dhe sulmit.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a04b7b691516.mp4"][/video]

Përjashtohet Malomo, frikëson Egnatia

Megjithatë, momenti që ndryshoi ritmin e finales erdhi me kartonin e kuq të Malomos. Me numrat e barabartë në fushë, skuadra e Nevil Dedes rifitoi besim dhe nisi të sulmonte më me guxim. Goli i Buric riktheu ndeshjen në diskutim dhe krijoi idenë e një përmbysjeje të mundshme, por Dinamo reagoi menjëherë me qetësi dhe pjekuri. Mustapha shfrytëzoi një moment pasigurie në mbrojtjen kundërshtare dhe riktheu diferencën prej dy golash, duke i hequr Egnatias mundësinë për të marrë kontrollin emocional të finales.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a04b98083843.mp4"][/video]

Goli i Adjiesa në minutat e fundit shërbeu vetëm për ta bërë rezultatin më të ngushtë, sepse Dinamo në përgjithësi dha më shumë siguri, efikasitet dhe menaxhim të situatave kyçe. Në një finale të dominuar nga tensioni, kartonët dhe episodet dramatike, skuadra kryeqytetase tregoi se ka krijuar tashmë mentalitetin e një ekipi fitues, ndërsa Egnatia, pavarësisht reagimit në pjesën e dytë, pagoi shtrenjtë gabimet dhe humbjen e ekuilibrit në momentet vendimtare të sfidës.

[video width="658" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/05/6a04cb376dd32.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI