Flash

Vlora sërish pa ujë, stakohen të gjitha stacionet e ujësjellësit

Lapsi.al 12 May 2026
Vlora sërish pa ujë, stakohen të gjitha stacionet e

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm janë rikthyer sërish në qytetin e Vlorës, ku Ujësjellës Kanalizime Vlorë ka njoftuar ndërprerje të furnizimit në disa zona të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, shkak i kësaj situate është një avari e rëndë e konstatuar në tubacionin kryesor 500, pranë zonës “Miramare”, e cila ka sjellë domosdoshmërinë e stakimit të të gjitha stacioneve të ujësjellësit. UKV bën me dije se masa është marrë me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në rrjet dhe parandalimin e dëmtimeve më të rënda në sistemin e furnizimit me ujë.

“Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët se, për shkak të një avarie të rëndë në tubacionin 500, të furnizimit me ujë, pranë zonës “Miramare”, janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit.

Grupet e Degës Teknike janë angazhuar në terren dhe do të punojnë gjatë gjithë natës për riparimin e avarisë në kohën më të shpejtë të mundshme, me qëllim shmangien e problematikave të mëtejshme në furnizimin me ujë. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve deri në normalizimin e situatës. Faleminderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e UKV.

Kujtojmë se edhe në muajin dhjetor, Vlora mbeti katër ditë pa ujë, ndërprerje e cila preku mijëra familje dhe biznese. Asokohe defekti u riparua pas ardhjes nga Turqia të pjesëve hidraulike të nevojshme për tubacionin kryesor të ujësjellësit.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatar...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI