Flash

Veliaj letër KLP: Prokurori u emërua nga nënkryetari, jo nga organi kolegjial

Lapsi.al 12 May 2026
Veliaj letër KLP: Prokurori u emërua nga nënkryetari, jo nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një shkresë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Me anë të shkresës zyrtare, Veliaj kërkon të dijë nëse ata kanë pasur dijeni që kërkesa e tij për konstatimin e pavlefshmërisë së dekretit të emërimit të Ols Dados si Prokuror nuk është shqyrtuar nga organi kolegjial, por vetëm nga nënkryetari i institucionit, Erind Gërmenji.

Sipas shkresës, rezulton se lidhur me këtë çështje ka vepruar vetëm nënkryetari i KLP-së, Erind Gërmenji, i cili ka firmosur një shkresë ku deklarohet se “KLP shqyrtoi kërkesën”, ndërkohë që, sipas paditësit, nuk rezulton të ketë ekzistuar një mbledhje, shqyrtim apo vendimmarrje kolegjiale e Këshillit. Konkretisht, Kryebashkiaku i arrestuar u kërkon individualisht anëtarëve të KLP-së të deklarojnë nëse kanë qenë në dijeni të këtij fakti.

Në kërkesë argumentohet se neni 66 i ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” ia njeh vetëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë kompetencën për vendimmarrje mbi përfundimin e statusit të një magjistrati. Për këtë arsye, Veliaj pretendon se shkresa e firmosur nga Gërmenji është një “akt nul”, pasi mungon një vendim kolegjial i KLP-së.

“Ndodhur në këto kushte, kërkojmë nga ana juaj të na informoni nëse keni qenë në dijeni të faktit se z. Gërmenji ka marrë në shqyrtim dhe ka vendosur personalisht lidhur me përfundimin e statusit të magjistratit të z. Ols Dado, për shkak të mospërmbushjes së kritereve ligjore për emërimin e tij, duke i hequr kompetencën Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të marrë një vendim kolegjial mbi kërkesën tonë”, thuhet në kërkesë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI