Flash

Shqipëria ngec sërish në Bruksel/ 9 shtete të BE ngrenë "flamur të kuq"

Lapsi.al 12 May 2026
Shqipëria ngec sërish në Bruksel/ 9 shtete të BE ngrenë

Shqipëria ka "mbetur sërish në klasë" në raportin e vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme të njiohur si IBAR, mekanizmi teknik që lidh fazën e hapjes së kapitujve me atë të mbylljes së tyre.

Lapsi.al mësoi se mesditën e së martës u mblodh sërish në Bruksel Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet që negociojnë anëtarësimin (COELA) për të zhvilluar një “shkëmbim pikëpamjesh” mbi draft-pozicionin e përbashkët të përkohshëm për Shqipërinë.

Mësohet se për Shqipërinë, raporti IBAR vijon të mbetet pezull dhe se nuk ka gjasa që të ndodhë përparaverës. Burimet sqaruan se shkak ishte mungesa e konsensusit politik midis 9 shteteve anëtare të BE-së, pavarësisht një vlerësimi teknik pozitiv nga Komisioni Evropian.

Disa nga shtetet anëtare, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Greqinë dhe Poloninë, kanë ngritur "flamuj të kuq" dhe kanë kërkuar informacione shtesë mbi disa çështje të ndjeshme ku kryesorja mbetet pavarësia e gjyqësorit. Lapsi.al mëson se sërish raporti nuk u ka kaluar ambasadorëve të vendeve anëtare për miratim.

Çështja "Balluku" duket se vijon të mbetet "elefanti në dhomë" në diskutimet për integrimin e Shqipërisë në BE. Serbia u ndëshkua për ndryshime ligjore që nuk kanë sjellë asnjë pasojë, madje thjesht kanë të bëjnë me lëvizje prokurorësh lokalë kurse në Shqipëri, refuzimi për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres konsiderohet si cenim politikisht i thelbit të reformes dhe rolit të SPAK.

Pas "shkëmbimit të mendimeve" këtë martë, Presidenca e Këshillit Europian do të duhet të hartojë një "tekst kompromisi" që plotëson kërkesat specifike të shteteve skeptike përpara se IBAR të mund të miratohet në mënyrë përfundimtare dhe unanime. Miratimi i IBAR do t’i lejonte Shqipërisë të fillonte mbylljen e kapitujve të negociatave dhe që mund të ndodhë vetëm në fund të 2026-ës. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI