Flash

Ministri i Brendshëm italian "blic" në Tiranë:Protokolli me Shqipërinë mbetet në fuqi

Lapsi.al 12 May 2026
Ministri i Brendshëm italian "blic" në

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Piantedosi, gjatë një takimi në Tiranë me homologun e tij, Besfort Lamallari, thotë se kanë disktuar edhe për protokollin "Rama-Meloni" për ngritjen e qendrës së pritjes së emigrantëve në Gjadër.

“Së bashku diskutuam mbi bashkëpunimin shumë të mirë mes vendeve tona për çështje të ndryshme të bashkëpunimit policor dhe luftës kundër emigracionit të paligjshëm. Më pas u ndalëm veçanërisht te zhvillimet e ardhshme të Protokollit Itali–Shqipëri, edhe në kuadër të hyrjes në fuqi të rregulloreve të reja europiane për migracionin dhe azilin, duke ndarë bindjen për të vijuar bashkëpunimin e nisur, i cili ka përbërë një model inovativ të vlerësuar nga vendet kryesore europiane dhe që përfaqëson një element dallues të miqësisë mes dy vendeve tona”, shkruan ministri italian Matteo Piantedosi.

Më tej ai thotë se Italia do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive Shqipërinë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

“Miqësia mes vendeve tona ka rrënjë të thella dhe është forcuar falë një dialogu të vazhdueshëm, i cili vitet e fundit është intensifikuar më tej edhe nga mirëkuptimi mes kryeministrave tanë”, përfundon Ministri i Brendshëm i Italisë.

Kujtojmë që Italia pret një konfirmim final nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut sa i përket protokollit “Rama- Meloni”. Opozita në Romë, drejtësia dhe shoqëria civile e kanë kundërshtuar masivisht këtë marrëveshje. Ndërkohë që në Gjadër qendra pritëse e emigrantëve tashmë është ngritur./ Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI