Flash

Ferit Hoxha i jep italianëve afatin e fundit për mbylljen e qendrës së Gjadrit

Lapsi.al 12 May 2026
Ferit Hoxha i jep italianëve afatin e fundit për mbylljen e

Me një deklaratë nga Brukseli, ministri i punëve të jashtme Ferit Hoxha ka rrëzuar publikisht një nga projektet më të debatuara të qeverisë së Edi Rama me Italinë për kampet e emigrantëve. Në një intervistë për Euractiv, Hoxha la të kuptohet se marrëveshja me qeverinë e Giorgia Meloni ka afat të mbyllur dhe nuk do të mbijetojë pas hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, që ai e llogarit në vitin 2030.

Ministri shqiptar deklaroi hapur se nuk sheh asnjë mundësi për zgjatjen e marrëveshjes pas vitit 2030, ndonëse kjo ka qenë një nga marrëveshjet më të promovuara politikisht nga Edi Rama në raport me Italinë.

“Së pari, marrëveshja është për pesë vjet dhe nuk jam i sigurt që do të ketë një zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian.”

Vetë Rama e ka paraqitur marrëveshjen si një partneritet “ekskluziv” me Italinë dhe një model bashkëpunimi strategjik me Europën. Ndërsa kryeministri ka investuar politikisht në këtë projekt, ministri i tij i Jashtëm praktikisht po shpall afatin e skadencës së marrëveshjes, pa lënë hapësirë për vazhdim.

“Të gjithë kanë bërë të njëjtën llogari”, tha Hoxha, duke iu referuar objektivit të Shqipërisë për anëtarësimin në BE në vitin 2030. “Pasi Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk do të jetë më territor ekstraterritorial, por territor i Bashkimit Europian”, u shpreh ai.

Dy qendrat në Gjadër dhe Shëngjin po përdoren nga Italia si qendra ndalimi për emigrantët që nuk kanë fituar azil. Marrëveshja pesëvjeçare, e ratifikuar në vitin 2024, është shoqëruar që nga fillimi me përplasje politike dhe beteja ligjore në Itali.

Në intervistë, Hoxha u përpoq ta paraqiste Shqipërinë si një aleate të besueshme të Italisë dhe mohoi idenë se Roma mund të ketë interes të vonojë integrimin europian të Shqipërisë për të mbajtur funksionale kampet e emigrantëve.

“Italia kishte nevojë për ndihmë. Ne e ndihmuam. Dhe kjo nuk mund të harrohet”, është shprehur Hoxha për Euractiv.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI