Flash

Detaje të reja nga operacioni antidrògë në itali, kapen dy shqiptarë

Lapsi.al 12 May 2026
Detaje të reja nga operacioni antidrògë në itali, kapen dy

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni antidrogë në kryeqytetin italian, gjatë të cilit u kapën 2 shqiptarë duke trafikuar kokainë, kurse në banesë iu gjetën 40 mijë euro cash dhe bllok shënimesh të ‘biznesit’.

Lëvizjet e dyshimta në një makinë me qira u pasuan nga zbulimi i një rrjeti të plotë të magazinimit dhe shitjes së drogës midis Via Ipogeo degli Ottavi dhe Casal del Marmo, në Romë të Italisë.

Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve tashmë i njohur për forcat e rendit, u arrestuan nga oficerët e karabinierisë nga stacioni i Ottavias me akuzën e posedimit të lëndës narkotike me qëllim shitjen. Droga fshihej te ndarja e derës së makinës, në një hapësirë të krijuar posaçërisht për të mbajtur kokainën.

Një tjetër detaj interesant ka qenë gjetja e librave të shënimeve të mallit të blerë, xhiros dhe blerësve potencialë të drogës. Këto blloqe do shërbejnë për të thelluar më tej hetimet e drejtësisë italiane, për të zbërthyer celulën e shpërndarësve të drogës në Romë.

E gjitha filloi dje pasdite, kur oficerët ndaluan një makinë me qira për një kontroll rutinë në rrugë. Nervozizmi i shoferit i shtyu oficerët të kryenin një kontroll më të plotë të automjetit. Kontrolli dha një rezultat pozitiv: tre pako që përmbanin 11 doza kokaine ishin fshehur në pragun e derës së makinës. Ata gjetën gjithashtu 400 euro në para të gatshme me vete.

Hetimi u zhvendos menjëherë në një apartament aty pranë në zonën Casal del Marmo, ku u gjet një burrë i dytë 21-vjeçar. Brenda shtëpisë, hetuesit zbuluan atë që ata besojnë të jetë një qendër logjistike për trafikun lokal të drogës. Ata gjetën 270 gramë kokainë, disa të ndara tashmë në doza, disa të paketuara në vakum, 40'120 euro në para të gatshme dhe tre libra kontabël që regjistronin transaksionet e drogës.

Kontrollet u zgjeruan edhe në automjete të tjera të parkuara në zonë dhe të lidhura me të dyja, duke çuar në zbulimin e lëndëve të tjera narkotike. Në fund të operacionit, u sekuestruan droga, paratë dhe dy automjete. Gjyqësori, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi që të dy burrat të mbaheshin në paraburgim në burgun Regina Coeli.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatar...

07:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI