Flash

Arrestohet në Shqipëri Anton Allakaj, pritet ekstradimi i tij në Kosovë

Lapsi.al 12 May 2026
Arrestohet në Shqipëri Anton Allakaj, pritet ekstradimi i tij në

Policia e Shtetit ka finalizuar arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është Anton Allakaj i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Pejës. Mësohet se Allakaj u dënua me mbi 11 vite burgim për vrasje, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe rreth 10 vite.

“Është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin në Kosovë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar të cilin Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj. Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara”, njoftoi sot policia.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi dokumente të falsifikuara që i kërkuari përdorte për t'u fshehur nën emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj. Mësohet se tashmë, kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI