Flash

VIDEO/ Dështon grabitja në Selanik, pronari shqiptar i ndjek hajdutët me shkop

Lapsi.al 11 May 2026
VIDEO/ Dështon grabitja në Selanik, pronari shqiptar i ndjek

Një tentativë grabitjeje në një minimarket në Selanik ka përfunduar në mënyrë të pazakontë, pasi pronari shqiptar i biznesit reagoi menjëherë dhe detyroi autorët të largoheshin pa marrë asgjë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:15, në zonën e Vardarit, kur dy të rinj me fytyrat e mbuluara dhe me kapuçë hynë në dyqan me qëllim grabitjen.

Siç shihet edhe në pamje, autorët tentuan të frikësonin pronarin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë, por nuk e prisnin reagimin e tij. Shqiptari, i armatosur me një shkop, u përball menjëherë me ta duke i sharë në shqip dhe duke i ndjekur jashtë ambientit të minimarketit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI