Flash

Studentët shqiptarë në Shkup njoftojnë protestën e radhës

Lapsi.al 11 May 2026
Studentët shqiptarë në Shkup njoftojnë protestën e

Pasditen e së dielës, studentët e universiteteve shqiptare të RMV-së, të degës të Juridikut, të cilët protestuan së fundmi në Shkup për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nga qyteti i Kumanovës filluan mobilizimin e hapave të mëtejshëm rreth kërkesave të tyre.Në debatin e organizuar mes studentësh në shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” në Kumanovë, ata u njohën me situatën aktuale, si dhe u këshilluan për organizimet e radhës.

“Takohemi me kolegët dhe studentët e qytetit të Kumanovës, të cilët edhe e mbështetën protestën tonë, njihemi me ata, ua dëgjojmë këshillat dhe në përgjithësi jemi në qëndrimin tonë të përbashkët. Bashkimi i studentëve shqiptarë është rëndësia jonë dhe që çdo kërkesë e radhës të jetë e njëzëshme. Qëllimi kryesor i debatit të sotëm ishte në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe provimin e jurisprudencës”, deklaroi organizatori i protestave studentore, Mevlan Ademi.

“Qëllimi i këtij takimi ishte që të bisedojmë rreth protestës që realizuam, ankesa, sugjerime apo vlerësime rreth saj, me qëllim që të vazhdohet në mënyrën e njëjtë, si dhe t’i informojmë në numër sa më të madh se për çka kemi dalë dhe çka është provimi i Jurisprudencës”, shtoi studentja në UNT, Arlinda Emini.

“Realisht jemi të kënaqur, pasi që kishte vullnet për të komunikuar, për të shprehur ide të ndryshme dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë se si e shohin ata perspektiven e tyre, kauzën tonë, që na bëri të ndjehemi krenarë me faktin se ata ndihen pjesë e kësaj”, u shpreh studenti Jon Selimi.

Nga ky debat u konstatua se përderisa refuzohet kërkesa e tyre, ata do të vazhdojnë me protesta. Gjithashtu u paralajmërua se debate të tilla me studentë do të organizohen edhe në qytete tjera të vendit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI