Flash

SPAK i dërgon zyrtarisht shkresën KQZ-së: Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar

Lapsi.al 11 May 2026
SPAK i dërgon zyrtarisht shkresën KQZ-së: Kryebashkiaku i

SPAK i ka dërguar zyrtarisht Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi njoftimin për vendimin gjyqësor të formës së prerë ndaj kryetarit të Bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Në shkresën zyrtare, SPAK konfirmon se Kreshnik Hajdari është shpallur fajtor për veprën penale “falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, sipas nenit 190/2 të Kodit Penal.

Sipas dokumentit të përcjellë nga prokurori i posaçëm Klodjan Braho, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur më 25 janar 2024 dënimin me 9 muaj burg për Hajdarin. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi është reduktuar në 6 muaj burg, i pezulluar dhe i konvertuar në shërbim prove.

SPAK sqaron gjithashtu se vendimi ka marrë formë të prerë më 5 korrik 2024, çka e vendos mandatin e tij në kushtet e shqyrtimit ligjor nga institucionet përkatëse.

Ky zhvillim vjen pas denoncimeve të përsëritura të ish-kandidatit për bashkinë e Kuçovës Lefter Maliqi, i cili ka pretenduar se Hajdari nuk ka deklaruar një dënim të mëparshëm në Greqi dhe ka ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e mandatit të tij.

Pas njoftimit të SPAK, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shqyrtojë rastin dhe të vendosë mbi vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës.

Të këshilluara

Endri Meksi paraqitet në SPAK

Biznesmeni Endri Meksi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihet arsyeja, se për çfarë është paraqitur Mek...

11:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI