Flash

Ryan Reynolds mbështet publikisht Lively pas marrëveshjes ligjore

Lapsi.al 11 May 2026
Ryan Reynolds mbështet publikisht Lively pas marrëveshjes ligjore

Ryan Reynolds ka ndarë një dedikim të ëmbël për bashkëshorten e tij, Blake Lively, me rastin e Ditës së Nënës.

Në një postim në Instagram Stories më 10 maj, aktori 49-vjeçar e përshkroi Lively si “të sjellshme” dhe “të guximshme”, vetëm pak ditë pasi ajo arriti një marrëveshje ligjore me Justin Baldoni dhe Wayfarer Studios lidhur me mosmarrëveshjen për filmin It Ends with Us.

“E vlerësoj këtë nënë pa masë. Ajo është e sjellshme. Është e patrembur. Është dashuria absolute e jetës sime dhe për katër fëmijët tanë të vegjël, ajo është qendra e botës së tyre,” shkroi Reynolds krahas disa fotove romantike të çiftit pranë një ujëvare.

Çifti, i cili u martua në vitin 2012, janë prindër të katër fëmijëve: James, Inez, Betty dhe Olin.

Ndërkohë, Blake Lively bëri një paraqitje të veçantë në Met Gala më 4 maj, ku u shfaq me një fustan vintage nga Atelier Versace dhe bizhuteri të personalizuara. Ajo zbuloi për Vogue se çanta që mbante kishte vizatime të realizuara nga katër fëmijët e saj.

“Secili prej fëmijëve të mi bëri një pikturë, kështu që i mbaj gjithmonë pranë vetes,” tha aktorja me humor.

Edhe pse Reynolds dhe Lively njihen për mbrojtjen e privatësisë së familjes së tyre, aktorja së fundmi publikoi edhe një foto të rrallë me një nga fëmijët gjatë një udhëtimi në Angli.

Sa i përket çështjes ligjore që mori vëmendje të madhe mediatike, ajo nisi në dhjetor 2024, kur Lively ngriti akuza ndaj Baldoni për ngacmim seksual dhe për organizimin e një fushate denigruese kundër saj. Nga ana tjetër, Baldoni ngriti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh ndaj aktores dhe Reynolds, por ajo u rrëzua nga gjykata në qershor 2025.

Më 4 maj, ekipet ligjore të të dy palëve konfirmuan se kishin arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit që lidhej me filmin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI