Flash

Mediat greke: Droni ukrainas me eksploziv mund të jetë nisur nga Vlora

Lapsi.al 11 May 2026
Mediat greke: Droni ukrainas me eksploziv mund të jetë nisur nga Vlora

Mediat greke po i kushtojnë vëmendje të madhe gjetjes në bregdetin e Lefkada të një droni detar prodhim ukrainas, i cili ishte i mbushur me eksploziv. STAR TV ka publikuar imazhe satelitore të lëvizjes në detin Mesdhe të një konvoji rus që besohet se ishte shënjestra e dronit.

Anijet ruse me naftë janë fiksuar në jug të Kretës ashtu edhe në Maltë. Dronit detar u pikas aksidentalisht nga peshkatarët dhe dyshohet se ai mund të ketë pasur një defekt ose kishte dalë jashtë kontrollit.

Lefkada: Objektiv i mundshëm i dronit detar është konvoji rus në Mesdhe

Autoritetet greke janë duke hetuar se nga është nisur droni i mbushur me 100 kg eksploziv. Sipas mediave të vendit fqinj autoritetet greke të sigurisë po hetojnë dy porte, njëri në Adriatik dhe një në Mesdhe.

Lefkada: Objektiv i mundshëm i dronit detar është konvoji rus në Mesdhe

I pari është në Vlorë dhe i dyti, në portin e Misratës në Libinë Perëndimore. Atje, në fakt, një hetim zbuloi së fundmi se Ukraina mban një prani ushtarake, me më shumë se 200 oficerë dhe specialistë të dronëve.

Lefkada: Objektiv i mundshëm i dronit detar është konvoji rus në Mesdhe

“Këta dronë lundrojnë në zonat e detit të hapur në ujërat ndërkombëtare, duke patrulluar dhe kanë informacionin përkatës se në një moment të caktuar do të kalojë një anije ruse dhe pastaj ata shkojnë dhe e godasin atë. Në thelb është një silur sipërfaqësor i drejtuar”, thotë STAR, Vangelis Xanthakis, një ekspert në sistemet e anijeve pa pilot. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI