Flash

Kryemadhi: Politikanët e rinj i kanë faturat më të shtrenjta se ne të vjetrit

Lapsi.al 11 May 2026
Kryemadhi: Politikanët e rinj i kanë faturat më të shtrenjta

Monika Kryemadhi është shprehur se ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, është në ‘top formë’.

Komentet i bëri pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, ku u zhvillua seanca gjyqësore për dosjen ‘Meta-Kryemadhi’.

Teksa komentoi pretendimet për një rënie fizike të Ilir Metës gjatë qëndrimit në qeli, Kryemadhi tha se gjatë seancës së kaluar ish-Presidentit i kishin çuar një kostum më të madh.

Një episod 'i veçantë' i ndodhur gjatë seancës gjyqësore, sipas Kryemadhit ishte rrjedhja e ujit të kondicionerit mbi kokat e të pranishmëve. Duke folur për dosjen, ajo tha se hetimi ndaj saj dhe Ilir Metës është politik dhe nuk ka prova për fajësimin e tyre.

“Nuk kishte tensione. I vetmi tension ishte që filloi të na pikonte kondicioneri i ri te salla e re. Ishin blloku tubat. Normalisht që 3 të tjerë do veçoheshin sepse ajo është një çështje politike dhe do një durim strategjik. Gjyqi mes meje, Ilir Metës dhe drejtësisë së re është një gjyq politik dhe ne që kemi qenë edhe shkaktarët e Reformës në Drejtësi, do paguajmë ato faturat tona, që do i paguajmë dhe po i paguajmë. Por s’kemi pse marrim me vete edhe njerëz të pafajshëm. Ndarja e çështjes është diçka pozitive. Analiza financiare e bërë për mamanë time, e tregon dhe ja jep të sakta që ajo ka burime financiare dhe të ardhura në të gjithë jetën e saj. Edhe çështja për shoqen time, Maçokun, është një pretendim që thonë ata pse ke bërë ti një deklaratë noteriale në 2024. Po normal sepse në 2010 ata nuk ishin subjekt i një hetimi pasuror. Pretendimet për abuzim nga mamaja ime nuk qëndrojnë, sepse është hetuar që atëherë nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

Bëhet fjalë për operacionet shëndetësore të mia dhe vajzës sime, por edhe një operacion të Metës. Këto kanë qenë të deklaruara. Ilir Meta, për fatin e tij të mirë, duke qenë burrë shteti, ai nuk është marrë kurrë me gjërat e shtëpisë. S’është pjesë e asnjë lloj shpenzimi.

Kemi menduar se duke iu dhënë të tjerëve më shumë, do të kontribuonim më shumë për vendin, por s’ka problem. Iu bëj thirrje gjithë prindërve të rinj që të kujdesen për fëmijët, sepse hallet e politikanëve s’kanë për të përfunduar kurrë. Politikanët e rinj i kanë faturat më të shtrenjta se ne të vjetrit të gjithë bashkë.

Ilir Meta është top formë. Në posturë është drejt. I kishin çuar kostumin e gabuar javës së kaluar. I kishin çuar masë të madhe, 56. Duhet t’ja çonin 52-53. Unë jam si të verbërit vëlla, që me dorë e njoh Ilir Metën”, tha mes të tjerash Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI