Flash

Kërkohet lirimi i hapësirës ku shesin, tregtarët e Vlorës protestojnë para bashkisë

Lapsi.al 11 May 2026
Kërkohet lirimi i hapësirës ku shesin, tregtarët e

Tregtarët e tregut të madh të qytetit, të fruta-perimeve dhe konfeksioneve, janë ngritur në protestë përpara Bashkisë së Vlorës. Ata po protestojnë kundër mbylljes së tregut në qendër të qytetit. Ky treg do të rehabilitohet si pjesë e një projekti për rehabilitimin e zonës në qendër të Vlorës, pranë Sahatit.

Në fjalën e tyre, ata thonë se nuk janë kundër rehabilitimit të tregut, por tregojnë se nuk u është dhënë zgjidhje. Janë dakord që tregu të rehabilitohet, por kërkojnë një vend të përcaktuar për të ushtruar aktivitetin e tyre.

“Për bukën e gojës së fëmijëve po protestojmë. Kemi fëmijët nëpër shkolla, me çfarë do i paguajmë. Dyqanet i kemi me qira. Na thanë do rrini nëpër dyqane dhe s’po na lënë. S’po na lënë të shikojmë mallin. Madje kemi me miliona mall. Nuk e dimë ça të bëjmë. Duam të punojmë, të na gjejnë vendin. Këta nuk po na gjejnë vendin, po na hedhin në rrugë”,- thotë një tregtar.

“Janë 350 tregtarë që i lë pa bukë. Kërkojmë një zgjidhje, të na bëjë treg tjetër. Na ka hedhur në rrugë, kemi miliona lekë mall. Jemi dakord qyteti të zhvillohet por të na bëjë treg tjetër, të shesim mallin. Sepse kemi miliona lekë mall dhe me atë mall ushqejmë fëmijët”,- thotë një tjetër.

Ata shprehen se u janë propozuar vende shumë të largëta, ku nuk ka asnjë klient. Gjithashtu, deklarojnë se do ta vazhdojnë protestën, pasi kanë marrë mall dhe u ka mbetur stok.

Ndërkohë, kërkojnë një zgjidhje dhe takim me kryebashkiaken Brunilda Mersini. Tregtarët paralajmërojnë se do të bllokojnë rrugën nëse nuk do të kenë një takim.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 11 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me 81.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI