Flash

Berisha: Nuk pajtohem me një narkodiktator si Rama

Lapsi.al 11 May 2026
Berisha: Nuk pajtohem me një narkodiktator si Rama

Sali Berisha tha sot se nuk bashkohet për asnjë moment me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e tij në ‘Foltoren’ e radhës së PD-së, Berisha u shpreh se me këtë regjim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, Rama nuk i ka mbetur asnjë orë legjitimitet.

Po ashtu, kryedemokrati theksoi se vetëm qëndresa e guximshme e qytetarëve do të hapë një kapitull të ri për vendin.

“Me guximin dhe qëndresën tuaj po shkruani një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, drogën, krimin, varfërimin e qytetarave. Dëshmoni se jeni në pamposhtur. Se do e mbroni kauzën tuaj me çdo sakrificë. Një regjim armiqësor ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nuk ka asnjë orë legjitimitet. Shndërron zgjedhjet në një farsë. Nuk pajtohet me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet, arreston në vitin elektoral lidershipin e opozitës. Nuk pajtohem me një narkodiktator. Për të sjellë terror, shkelmon Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën, Kartën e OKB-së”,-tha Berisha

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI