Flash

Tabaku: Shqipëria po bëhet e papërballueshme, sistemi ekonomik punon për pakicën

Lapsi.al 10 May 2026
Tabaku: Shqipëria po bëhet e papërballueshme, sistemi ekonomik

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe çmimeve në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se ka ndërtuar një sistem ekonomik që favorizon pakicën dhe rëndon qytetarët.

Në mesazhin e saj, Tabaku tha se gjatë gjithë javës ka takuar qytetarë, pensionistë, familje të shtresës së mesme dhe biznese, ndërsa shqetësimi kryesor që ka dëgjuar kudo ka qenë rritja e çmimeve dhe vështirësia për të përballuar jetesën.

Sipas saj, Shqipëria po bëhet çdo ditë më e shtrenjtë dhe më e pajetueshme për shumicën e qytetarëve.

“Çdo derë që kam trokitur këtë javë, çdo biznes, çdo pensionist dhe çdo familje e mesme kishte vetëm një shqetësim: koston e lartë të jetesës dhe çmimet e papërballueshme”, shprehet Tabaku në video.

“Sot kemi një sistem ekonomik që në çdo ligj që kalon parlamenti fut duart në xhepat e qytetarëve. Në çdo vendim mendohet për pakicën dhe jo për shumicën”, deklaroi Tabaku.

Në fund të mesazhit të saj, deputetja demokrate u shpreh se ndryshimi i këtij sistemi ekonomik mbetet objektivi i saj politik, duke theksuar se do të vazhdojë kontaktet me qytetarët në terren.

“Këtë sistem duhet ta ndryshojmë dhe nuk do të lodhem çdo ditë të trokas në çdo derë deri kur t’ia arrijmë”, përfundon Tabaku në reagimin e saj.

Të këshilluara

Shpërthim me tritol në një biznes në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku pranë një biznesi ka shpërthyer një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se ësh...

10:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI