Flash

Shpërthim me tritol në një biznes në Laç

Lapsi.al 10 May 2026
Shpërthim me tritol në një biznes në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Laçit, ku pranë një biznesi ka shpërthyer një lëndë plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ku dyshohet se është përdorur lëndë plasëse, tritol. Nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Bëhet me dije se tritoli është vendosur në hyrje të biznesit, i cili ndodhet në një kompleks shërbimesh. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje. Ato kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e incidentit dhe identifikimin e autorëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI