Flash

Salianji në Peshkopi: Berisha po mban peng PD-në

Lapsi.al 10 May 2026
Salianji në Peshkopi: Berisha po mban peng PD-në

Ervin Salianji ka vijuar kritikat ndaj lidershipit aktual të Partisë Demokratike, duke deklaruar se, ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. Gjatë një takimi me mbështetësit në Peshkopi, Salianji u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të presë rezultate të reja me të njëjtat figura që, sipas tij, kanë prodhuar humbje të njëpasnjëshme. Ai gjithashtu u shpreh se ata që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë, budallenj që punojnë vetëm për interesa personale.

“Ndryshimi nuk vjen pa rinovim të lidershipit të PD. Si mund të presësh rezultate të reja nga figurat që kanë prodhuar të njëjtat humbje. Për këta tipologjitë që lëpihen rreth kryetarëve të PD, Einstein kishte një etiketë: budallenj që punojnë vetëm për interesa personale. Ky është momenti i së vërtetës. Ose do vijojmë me rrugën që na ka çuar në humbje, ose do kemi kurajon ta ndryshojmë PD-në një herë e mirë”, - u shpreh Salianji.

“Sot nga mëngjesi në darkë lidershipi i PD na demotivon duke thënë se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Ky është dorëzim dhe ne nuk e pranojmë këtë. Rama mundet me votë dhe ne kemi fuqinë për këtë. PD e ka në gen fitoren, por nuk e kemi në dorë të zgjedhim kush është kundërshtari ynë.

Kemi në dorë të zgjedhim veten, të zgjedhim nëse do jemi alternativë ose justifikim. PD është përballë një zgjedhjeje edhe për shkak të uzurpimit të lidershipit aktual. A do të jetë PD një parti që rri pas një personi që e ka uzurpuar për interes personal? Historia është e qartë, partitë e kthyera në parti personale do të zhduken”, - përfundoi Salianji. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI