Flash

Abdixhiku e pret me përqafime në LDK/ Osmani sulmon Kurtin: I pangopur!

Lapsi.al 10 May 2026
Abdixhiku e pret me përqafime në LDK/ Osmani sulmon Kurtin: I

“Dua t'ju them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time”. Ishte kjo fjalia e Vjosa Osmanit që nxiti brohoritje të shumta në tubimin që mbajti në Prishtinë me Lumir Abdixhikun.

“Nuk ka fjalim që mundet me thënë me fjalë atë që po ndjej në këto momente, megjithatë do të provoj”, - u shpreh Osmani e emocionuar para parkrahësve kur mori fjalën në atë që ishte pagëgëzuar si “Tubimi i Bashkimit”.

“Motra e vëllezër, mirë se ju rigjeta”, u tha Osmani përkrahësve të saj.

Osmani tha se gjatë tërë vizitave të saj në terren e në çdo shtrëngim duarsh, ishte vetëm një zë “kthehu në shtëpi”.

“Dua të ju them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time. Këtu ku nisi ëndrra e përbashkët për Kosovën e lirë, të pavaruar e demokratike, e në miqësi të përhershme me SHBA-të”.

Ajo shtoi se kanë pasur mospajtime e dallime, por “disa lidhje nuk i këput, as koha, as distanca e as politika. Ky bashkim është dëshmi që dijmë të jemi më të mëdhenjë se ndasitë tona”.

Osmani ishte e ashpër me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që sipas saj po “kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj, dhe që i refuzoi 51% nga populli”.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se “njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, tha Osmani.

“Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e cdo njërit që interesin shtetëror e vendosin para atij partiak”, vijoi ajo.

Duke shtuar se vendi shkoi “në zgjedhje të panevojshme e ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

“Rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, rruga e shtetit serioz …”, deklaroi Osmani. 

Në këtë tubim munguan Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kritikë të Osmanit. Të pranishëm nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e as ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, u shpreh Osmani. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI