Flash

2 muaj pas tragjedisë, Lezha ndez qirinj për Xhuanën/ Familjarët: Duam drejtësi

Lapsi.al 10 May 2026
2 muaj pas tragjedisë, Lezha ndez qirinj për Xhuanën/

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur sërish mesditën e kësaj të diele pranë Obeliskut në qytet, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi.

Mes dhimbjes, lotëve dhe emocioneve të forta, familjarët shprehën se prej dy muajsh jetojnë me plagën e rëndë të humbjes së Xhuanës, ndërsa theksuan se ankthi dhe zhgënjimi i tyre shtohet nga moszbardhja e plotë e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ata kërkuan edhe një herë që drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë, duke apeluar për përgjegjësi institucionale dhe transparencë të plotë mbi rrethanat e rastit.

Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të 25-vjeçares, ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotos së saj, në një atmosferë të mbushur me dhimbje dhe thirrje për drejtësi.

Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj, ku si autor dyshohet ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, i cili më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe vijon të mbetet e mbushur me pikëpyetje për familjarët, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës.

Të këshilluara

Putin: Lufta në Ukrainë po mbaron

Presidenti rus Vladimir Putin tha të shtunën se beson që konflikti në Ukrainë po i vjen fundi. "Unë besoj se çështja po merr fund", - u tha Putin gazetarëve, du...

20:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI