Flash

“Super El Nino” më i fortë ndonjëherë, priten përmbytje dhe thatësira

Lapsi.al 9 May 2026
“Super El Nino” më i fortë ndonjëherë, priten

Organizata Botërore Meteorologjike paralajmëron se fenomeni klimatik 'El Niño' mund të rikthehet këtë vit në një formë më të fortë se zakonisht. Organizata thote se mund të duke sjellë temperatura rekord dhe mot ekstrem në shumë vende të botës. Sipas parashikimeve, fenomeni pritet të zhvillohet gradualisht gjatë muajve në vijim, ndërsa temperaturat e oqeanit Paqësor po rriten me shpejtësi. Ekspertët paralajmërojnë se një 'El Niño' i fortë mund të shkaktojë valë të mëdha të të nxehtit, thatësira të zgjatura dhe përmbytje intensive në rajone të ndryshme.

Ky fenomen natyror, që shfaqet zakonisht çdo dy deri në shtatë vjet, ndikon drejtpërdrejt në shpërndarjen e nxehtësisë në planet dhe ndryshon modelet globale të reshjeve. Sipas shkencëtarëve, ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale mund ta bëjnë ndikimin e tij edhe më të ashpër në vitet e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI