Flash

Shleu dënimin për dosjen ‘Toyota Yaris’, del nga qelia ish-kryeprokurori i Vlorës

Lapsi.al 9 May 2026
Shleu dënimin për dosjen ‘Toyota Yaris’, del nga qelia

Apeli i GJKKO-së ka vendosur lirimin nga qelia të ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka pasi ai ka shlyer dënimin e dhënë për dosjen e njohur “Toyota Yaris”. Vendimi u mor nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe të prokurorisë për lirimin e Zarkës. Ish-prokurori mbahej në burg që prej qershorit 2024.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte dënuar atë me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Yaris”, dënim që u ul në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Megjithatë, çështja ndaj Zarkës ende nuk ka marrë formë të prerë. Më herët, Apeli i GJKKO-së kishte rrëzuar vendimin e shkallës së parë, duke argumentuar se ai dhe të pandehurit e tjerë duhej të hetoheshin për “grup të strukturuar kriminal” dhe jo për bashkëpunim të thjeshtë. Pas këtij vendimi, Zarka iu drejtua Gjykata e Lartë me rekurs, ndërsa kjo e fundit vendosi ta kthejë çështjen për rishqyrtim me një tjetër trupë gjykuese.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI