Flash

Policia italiane arreston 35-vjeçarin shqiptar me dokumente false

Lapsi.al 9 May 2026
Policia italiane arreston 35-vjeçarin shqiptar me dokumente false

Pas tre vitesh në arrati, një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Moncalieri. Mediat italiane shkruajnë se, gjatë kontrollit në rrugë, ai tentoi t’u shpëtonte prangave duke paraqitur një kartë identiteti dhe një patentë spanjolle të falsifikuara.

Verifikimet e mëtejshme në komisariatin e Torinos vërtetuan se dokumentet ishin krijuar posaçërisht për të shmangur kontrollet brenda Bashkimit Evropian. Nga hetimet doli se i riu ishte në kërkim ndërkombëtar për krime të rënda, si përfshirja në vrasje dhe pjesëmarrja në grup kriminal.

Ai rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me mbi tre vite burgim për armëmbajtje pa leje dhe aktivitete të tjera ilegale. Tashmë pritet përfundimi i procedurave ligjore për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI