Flash

Parakalimi i gabuar nxjerr jashtë makinat, përplasen me barrierat e autostradës

Lapsi.al 9 May 2026
Parakalimi i gabuar nxjerr jashtë makinat, përplasen me barrierat e

Një aksident me dy automjete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, pranë fshatit Bishqethëm. Në përplasje u përfshinë një mjet tip “Golf” dhe një “Opel”, të cilat pas kontaktit me njëra-tjetrën dolën dhe u përplasën me barrierat anësore të autostradës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk pati persona të lënduar rëndë. Katër personat që ndodheshin në automjete kanë shpëtuar vetëm me dëmtime të lehta.

Sipas dyshimeve paraprake, shkak i përplasjes mund të ketë qenë një manovër e gabuar gjatë parakalimit, çka solli humbjen e kontrollit të mjeteve nga drejtuesit. Policia rrugore mbërriti në vendngjarje dhe hapi trafikun e rënduar disa minuta pas aksidentit.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI