Flash

Shqyrtohet sot padia e Erion Veliajt kundër prokurorit Ols Dado

Lapsi.al 8 May 2026
Shqyrtohet sot padia e Erion Veliajt kundër prokurorit Ols Dado

Shqyrtohet sot në Gjykatën Administrative padia e Erion Veliajt ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, i cili sipas tij ka marrë në vitin 2008 emërimin si prokuror në shkelje të ligjit. Sipas pretendimit të Veliajt, Dado nuk ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës duke mos përmbushur kushtet për t’u kualifikuar si prokuror.

Plarent Ndreca është shprehur se pjesë e kësaj ‘harmonie institucionale’ për të mos lejuar shqyrtimin në themel është bërë edhe KLP. Sipas tij, nga vetë zhvillimi i procesit gjyqësor dhe provat e administruara deri tani, rezulton se Presidenti i Republikës, në momentin e dekretimit të Ols Dados si prokuror, nuk ka kryer verifikime reale mbi plotësimin e kushteve ligjore për emërimin e tij.

Avokati i Dados i ka kërkuar gjykatës ta rrëzojë padinë, duke theksuar se procesi penal ku Erjon Veliaj është i pandehur, nuk ndikohet, pasi çështja ka edhe një prokuror të dytë, Altin Dumanin. Kryebashkiaku Veliaj u ka kërkuar edhe ndërkombëtarëve që të shkojnë në seancën e 8 majit ku shqyrtohet padia e tij për emërimin e paligjshëm të prokurorit të posaçëm Ols Dado dhe t’u kërkojnë togave të zeza, transmetimin e drejtpërdrejtë të procesit.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 8 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do të shitet me 81.8 lekë. Ndërkohë monedha euro do të blihet me 95...

08:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI