Flash

Misteri i dronit detar ukrainas i mbushur me eksploziv që u gjet në ujërat greke

Lapsi.al 8 May 2026
Misteri i dronit detar ukrainas i mbushur me eksploziv që u gjet në

Forcat e Armatosura Greke kanë sekuestruar një dron misterioz detar që u gjet në një shpellë në Lefkada. Incidenti vlerësohet nga një burim diplomatik si një çështje shumë serioze. Sipas vlerësimeve fillestare, droni është prodhim ukrainas, por nuk dihet mjete të tilla lundruese janë shitur nga Ukraina në vende të tjera.

Sipas informacioneve, pala greke është në dijeni të përpjekjes së ukrainasve për të monitoruar dhe goditur anijet e të ashtuquajturës flotë ruse "në hije". Dy incidente kanë ndodhur më herët në Mesdhe, njëri prej tyre në jug të Kretës.

"Protothema" shkruan se ky është një dron që nuk i përket një personi privat pasi i referohet një ndërtimi ushtarak. Të njëjtat burime raportojnë se ai ishte i ngarkuar me eksplozivë dhe 3 detonatorë.

Sapo të përfundojë vlerësimi i të dhënave nga hetimi i mjetit lundrues, do të ndërmerren hapat e nevojshëm diplomatikë. Sipas të njëjtit burim, do të njoftohet Bashkimi Evropian dhe çështja do të ngrihet edhe me Ukrainën nëse vërtetohet përfshirja e saj në praninë e anijes me dron në Lefkada.

Ushtria greke po shqyrton gjithashtu se si ai arriti në ujërat greke. Një mundësi është që të ketë pasur një problem teknik, por mund të ketë pasur edhe një humbje të komunikimit. Droni detar, shkruan BBC, ka të ngjarë të ketë lidhje me sulmet ndaj "flotës në hije" të Rusisë që transporton naftë dhe gaz, duke anashkaluar sanksionet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI