Flash

Berisha: Protestat e opozitës nuk ndalet kurrë, deri në realizimin e qëllimit tonë

Lapsi.al 8 May 2026
Berisha: Protestat e opozitës nuk ndalet kurrë, deri në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë pa ndërprerje deri në arritjen e objektivave të saj politike.

Në një prenoncim për mediat, Berisha u shpreh se kjo fazë shënon një moment vendimtar për opozitën, duke theksuar se aksioni opozitar do të vijojë me intensitet deri në realizimin e qëllimit të deklaruar. Sipas tij, protestat përfaqësojnë zërin e qytetarëve që nuk pajtohen me gjendjen aktuale politike.

"Vala e protestave të opozitës nuk ndalet kurrë gjer në realizimin e qëllimit tonë.

Shpallja jonë se jemi në kilometrin e fundit, shënon gjithashtu detyrimin tonë për ta përshkuar me çdo çmim dhe çdo kusht këtë kilometër gjer në fitore.

Dhe siç e shihni, ky raport që dallon si nata me ditën me raportin e një viti më parë, dëshmon se në Shqipëri, në të vërtet problem kryesor për integrimin është Edi Rama, si kreu i organizatës kriminale, qeveritarët e tij, parlamenti, është Lubi Balluku, që ka marrë të gjithë frenat në dorë.

Janë këta hajdutë, të cilët në mënyrë absolute nuk duan kurrë integrimin, por duan vjedhjen dhe pasurimin e tyre me vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të shqiptarëve. Ndaj dhe protestat janë zëri i vetëm më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë, i shqiptarëve që nuk pajtohen me këtë situatë.", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI