Flash

Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n

Lapsi.al 7 May 2026
Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për interpelancë

Me votat e mazhorancës, u rrëzua edhe kërkesa e PD për të zhvilluar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen e abuzimit me tenderët e AKSHIT. Kryeparlamentari Niko Peleshi tha se nuk mund të zhvillohen interpelanca për çështje që janë në hetim penal, pasi do të ishtë ndërhyrje në pushtetin e drejtësisë.

“Së pari, interpelanca, si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar, nuk mund të përdoret qe anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë, për t'u shprehur, dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve

Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e nje "gjykate politike" mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë perfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrimi tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues.

Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar së një hetimi penal, çka nuk gjen mbështetje në një normë ligjore Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, per aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin të organeve të drejtësisë.

Se katëri, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllimi për realizimin e interpelancës së formë të kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur pishtin eshte në prooes hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente.

Se pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur - e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshire korrupsionin dhe krimin e organizuar kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një dehat politik paralel, i cili mund të cenoje i hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi-Partisë Demokratike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI