Flash

Goldie Hawn flet për raportin me Meryl Streep pas deklaratës

Lapsi.al 7 May 2026
Goldie Hawn flet për raportin me Meryl Streep pas deklaratës

Goldie Hawn ka reaguar me humor ndaj deklaratës së Meryl Streep, e cila së fundmi zbuloi se dikur kishin pasur “mosmarrëveshje” gjatë xhirimeve të filmit Death Becomes Her për shkak të vonesave të Hawn në set.

Në një intervistë për “Entertainment Tonight”, aktorja 80-vjeçare pranoi me shaka: “Besoj se jam 15 minuta me vonesë për gjithçka. Sinqerisht, është e pabesueshme.”

Megjithatë, ajo theksoi se gjithçka u kapërcye dhe se sot ajo dhe Streep janë mike shumë të afërta.

“E kaluam atë dhe u bëmë shoqe shumë të mira për kaq shumë vite,” tha Hawn. “Por tani është thjesht një shaka mes nesh.”

Aktorja shtoi me humor se ndoshta problemi nuk ishte vonesa e saj, por fakti që Streep ishte “shumë herët” në set. Deklarata erdhi pasi Meryl Streep rrëfeu në një intervistë për Vanity Fair se Hawn vinte shpesh me vonesë gjatë xhirimeve të komedisë kult të vitit 1992.

“Goldie ishte gjithmonë me vonesë. Unë jam gjithmonë në kohë dhe ndonjëherë bezdisëse,” u shpreh Streep me humor.

Ajo kujtoi se Hawn mbërrinte në set me një makinë sportive të kuqe, ndërsa të gjithë mendonin se ishte “shumë simpatike”. Pavarësisht batutave, Streep e quajti Hawn një nga miket e saj dhe tha se koha që kaluan bashkë në xhirime ishte “argëtuese dhe fantastike”.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI