Flash

Duka: Mund të garoj vetë për bashkinë e Durrësit

Lapsi.al 7 May 2026
Duka: Mund të garoj vetë për bashkinë e Durrësit

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për strategjinë e forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme vendore, duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit në Durrës. I ftuar në News24, Duka deklaroi se partia që ai drejton mund të nxjerrë kandidatët e saj në disa bashki, në rast se kandidatët e opozitës nuk arrijnë të krijojnë besim te qytetarët.

Duka theksoi se nuk bëhet fjalë për qëndrime personale apo ultimative ndaj opozitës, por për mbështetjen e kandidatëve që kanë integritet dhe potencial për të fituar. Kreu i PAA-së shtoi se edhe në rast se nuk arrijnë fitore, kandidimi më vete do t’i shërbejë partisë për të rritur peshën elektorale.

Duke u ndalur te zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ai u shpreh kritik për faktin se Sali Berisha nuk lejoi kandidatët e tjerë. Sipas tij, përsa kohë në garë është vetëm Berisha, ajo nuk mund të quhet e tillë.

“Me kodin aktual je i detyruar të futesh në aleancë me një parti të madhe. Pragu 4 % është pak i vështirë për partitë e vogla, nuk e di sa do të realizohet. Nëse bëhet për të gjithë shoqërohet gara. Partitë e vogla mund dhe t’i zhdukë disa. Nuk do të mund të futen në Parlament. Se di nëse do të dakordësohen partitë e vogla. Duhet një kod i drejtë për të gjithë.

Shqiptari që voton duhet ta dijë se kë ka votuar dhe sa vota ka marrë kjo parti. Kam parë që partia Mundësi ka thënë që nuk është kodi zgjedhor që mund të krijojë probleme për zgjedhjet, por janë elemente të tjera. Ka shumë mundësi që ky prag t’i zhdukë, por besoj gjendet një zgjidhje. Duke parë këtë të keqe që kemi aktualisht me atë pragun, do të preferoja të dytën. Nuk ka identitet partish, nuk njihen, veç atyre që kanë guxuar. Nëse pragu do të ishte 2%, do të ishte shumë mirë. Kam qenë vetëm në një tryezë, jam dakordësuar menjëherë se këtë kemi kërkuar. Por nuk kemi kaluar në detaje për pragun.

Habitem sepse Berisha nuk ka pranuar që të ketë kundërshtarë me argumentin se ky ka takuar elementë të PS apo të botës së krimit, nuk më duket argument bindës. Do të ishte më mirë që të pranonte kandidatët që kanë një farë profili politik. Do të kishin humbur përballë Berishës. Kandidatët e tjerë përballë Berishës, duhet të ishin bashkuar. Sa herë që shohim kur këta harmonizohen, kënaqemi.

Por kur kanë përplasje nuk na vjen mirë. Këto që kanë dalë ashpër, mund të krijojnë forca politike. Ndoshta do preferojnë dhe t’i bashkohen partive ekzistuese, do thellonte përçarjen. Janë bërë shumë. Se di se pse krijohen këto probleme, se Berisha kur ulesh në tryezë duket sikur e pranon bashkimin. Se di pse ndodh kjo gjë! Gara ka mbaruar, deri sa del me një kandidat, nuk ka garë!”, tha Duka mes të tjerash. /BW

Të këshilluara

Kosova fillon të grumbullojë ar

Banka Qendrore e Kosovës ka përfshirë për herë të parë arin në portofolin e rezervave shtetërore, duke shënuar një hap të ri në menaxhimin e aseteve financiare....

19:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI