Flash

Christina Ricci thumbon Katy Perry pas paraqitjes në Met Gala

Lapsi.al 7 May 2026
Christina Ricci thumbon Katy Perry pas paraqitjes në Met Gala

Christina Ricci ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale pasi komentoi me vetëm një fjalë paraqitjen e Katy Perry në Met Gala 2026.

Aktorja e njohur shkroi “Yikes” në një postim të Variety në Instagram, ku shfaqeshin Perry dhe Connor Storrie në tapetin e kuq të eventit.

Këngëtarja e hitit “Roar” u paraqit me një fustan  nga Stella McCartney dhe një maskë që mbulonte fytyrën, një look që shkaktoi reagime të shumta online. Në disa nga fotot, Storrie imitonte stilin e Perry duke mbuluar fytyrën me dorë.

Komenti i Ricci u bë menjëherë viral, me shumë ndjekës që e mbështetën reagimin e saj, ndërsa të tjerë dolën në mbrojtje të stilit eksperimental të këngëtares.

Reagimi i aktores vjen pak javë pasi Ruby Rose akuzoi publikisht Katy Perry për sulm seksual të ndodhur në vitin 2010 në një klub nate në Melbourne.

Përfaqësuesit e Perry i kanë mohuar kategorikisht akuzat, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra të rrezikshme dhe të pamatura”. Ndërkohë, policia australiane ka konfirmuar se ka nisur hetime për incidentin e pretenduar.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI