Flash

Blindohet Saranda pas ekzekutimit të biznesmenit/ Autorët u zhdukën pa lënë gjurmë

Lapsi.al 7 May 2026
Blindohet Saranda pas ekzekutimit të biznesmenit/ Autorët u

Forca të shumta policie kanë blinduar Sarandë pas atentatit me armë zjarri ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili.

Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë qëlluar 66-vjeçarin me plumb në kokë dhe më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Viktima ishte pronar i një karburanti në qytet dhe njihej gjithashtu si ish-kryetar i shoqatës “Çamëria” në Sarandë.

Pas krimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të atentatit. /LAPSI.al

[caption id="attachment_1082551" align="alignnone" width="900"]Rexhep Ismaili Rexhep Ismaili[/caption]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI