Flash

Mbushi Venecian me drogë, shqiptari që u fsheh katër vite në Dubai kapet në Tiranë

Lapsi.al 6 May 2026
Mbushi Venecian me drogë, shqiptari që u fsheh katër vite në

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë operacionit të koduar “Të kërkuarit” në bashkëpunim me Interpolin.

Me një kartelë të gjatë penale dhe kryesisht i akuzuar për mbushjen e Venecias në Itali me drogë, ku drejtonte rrjetin e trafikut prej vitesh, informohet se ai është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë, pasi ishte kthyer nga Dubai.

Lëvizjet e familjarëve tradhtuan vendndodhjen e tij, teksa po kryhen veprimet operacionale dhe proceduriale për një ekstradim të mundshëm, në varësi të dosjeve që ka ndaj tij.

“Corriere” shkruan se emri i tij (që nuk publikohet) kishte qenë në listat ndërkombëtare të personave të kërkuar për katër vjet, por ditët e fundit, forcat e rendit arritën t’i japin fund statusit të arratisur të 45-vjeçarit. Policia shqiptare ende nuk ka dhënë detaje për këtë operacion.

shqiptari arrestin“Hetimi që çoi në kapjen e të arratisurit u krye nga një grup pune i përbërë nga hetues nga Skuadra Fluturuese e Venedikut dhe Shërbimi Qendror i Operacioneve (SCO), i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Venedikut. Për të gjetur vendndodhjen e 45-vjeçarit, hetuesit monitoruan lëvizjet e anëtarëve të familjes së tij , duke zbuluar se i arratisuri jetonte në Dubai (Emiratet e Bashkuara Arabe), por ishte kthyer së fundmi në Shqipëri. Kjo çoi në operacionin që çoi në arrestimin e tij”, informon media italiane.

Shqiptari, i cili jetonte në Mestre në kohën e aktivitetit, u dënua përfundimisht për konspiracion për trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve.

Konkretisht, midis viteve 2019 dhe 2021, 45-vjeçari ishte bërë një nga figurat kryesore në organizatën që furnizonte me kokainë qendrat e trafikut të drogës në brendësi të Venedikut. Ai merrte vendime të rëndësishme, menaxhonte drejtpërdrejt kanalet e furnizimit me drogë dhe organizonte shpërndarjen e saj në zonën e lagunës.

I arratisur që nga viti 2022, 45-vjeçari ishte një person i kërkuar ndërkombëtarisht dhe subjekt i një të ashtuquajturi “njoftim të kuq” të lëshuar nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon.

Arrestimi i tij është pjesë e projektit “Kërkohet”, i koordinuar nga SCO për kërkimin dhe kapjen e të arratisurve të profilit të lartë në Itali dhe jashtë vendit.

Të këshilluara

Arrestohet në Corleone nipi i Totò Riina

Është arrestuar në Corleone të Italisë, nipi i Totò Riina, shefit famëkeq të Cosa Nostra, i cili kishte fortesën e tij në qytetin sicilian. Me urdhër të gjyqtar...

23:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI