Flash

Berisha sulmon prap pronarin e News24: Fania, mafie e fjalës së lirë!

Lapsi.al 6 May 2026
Berisha sulmon prap pronarin e News24: Fania, mafie e fjalës së

Sali Berisha ka përshkallëzuar sulmet ndaj pronarit të Neës24 dhe disa prej emrave që komentojnë rregullisht zhvillimet politike në mediat pranë qeverisë. Berisha bëri dallimin mes sulmeve ndaj gazetarëve dhe sulmeve ndaj pronarëve të medias, apo njerëzve që flasin me porosi të Edi Ramës.

"Është krijuar një mafie e fjalës së lirë nga pronarë të cilët për favoret që marrin nga Edi Rama, që urdhërohen t'u jepen nga tenderat sic ështës provuar nga dokumenta gjyqësore, për tituj të investitorëve strategjikë siç kanë provuar dokumentat zyrtare, për mijë metra tokë në mes të Tiranës me 1 euro dhe që bëjnë nga mëngjesi deri në darkë censurën, korruptojnë gjuhën, fshehin krimet e qeverisë, këta janë denoncuar dhe do denoncohen.

Por një gjë, gjer sot, unë me emër ka shumë pak gazetarë dhe analistë që kam sulmuar, por ata po. Ata janë pjesë e mafies. Imagjino një moment, unë flas për Fanen, reagojnë se fola për gazetarët. Nuk më pengon njeri, por nuk flas kundër bindjeve të mia, se ato që ka bërë Fania i ka bërë direkt, me urdhër të Edi Ramës se do që të përmirësojë... Po të kishin qenë gazetarët, do ta thoja janë gazetarët përgjegjës. Por nuk e kam thënë. Pronarë mafiozë. Kjo është një betejë në emër të interesit publik. A mund të pranohet për analist, një njeri i inkriminuar, i dënuar disa herë Idajet Beqiri? A ndodh kund? Më pyesni ju. A ndodh kund në botë? A mund të pranohet për analist Kreshnik Spahiu, një bastard që në raportet ndërkombëtare kërkonte 300 mijë euro nga gjykatësit? Ç'lidhje ka ai me analizën? Ai e ka vendin në burg. A mund të pranohet për analist, një shpifarak si Arben Meçe që pallati digjej, mezi shpëtuan banorët .. del dhe mashtron qytetarët. Si mund të pranohet për analist Sokol Balluku mbi të cilin rëndojnë dhjetëra miliona euro transaksione? Ky qenka analist? Dhe këta do të përdorin etiketën e gazetarit për t'u mbrojt? Jo! Këta janë mafiozë dhe do të etiketohen çdo ditë nga partia Demokratike dhe nga antarët e saj. Kjo i ndihmon mediat. Pse shkojnë? Ia japin pronarët. Nuk ka gazetar që do të ulet me një njeri të dënuar për falsifikim si Idajet Beqiri. Gazetari e ka turp të ulet me të, por i thotë pronari: Do ulesh me të se ky shan siç duhet. Cili është gazetari që do të ulet me Kreshnik Spahiun? Të gjithë e dimë që është një hajdut me çizme" u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Arrestohet në Corleone nipi i Totò Riina

Është arrestuar në Corleone të Italisë, nipi i Totò Riina, shefit famëkeq të Cosa Nostra, i cili kishte fortesën e tij në qytetin sicilian. Me urdhër të gjyqtar...

23:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI