Flash

Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon

Lapsi.al 5 May 2026
Shqipëria dështoi me cilësinë e ligjeve, ka kabinetet

Procesi i hartimit të ligjeve në Shqipëri ka dobësi pasi bëhet, pa analizë të mirëfilltë të efekteve që ato kanë në ekonomi dhe shoqëri vërën një studim i fundit i SIGMA (një nismë e përbashkët e BE dhe OECD për Mbështetje për Përmirësimin dhe Menaxhimin e Qeverisjes).

Ekspertët e huaj vënë në dukje se Shqipëria ka kabinetet qeveritare më të fryra në rajon, por kjo forcë e madhe këshillimore nuk po përkthehet në ligje me cilësi më të lartë dhe në raportim më të mirë të rezultateve.

Sipas të dhënave të publikuara mbi cilësinë e zbatimit të Vlerësimit të Ndikimit Rregullator (RIA) midis qeverive të grupit SIGMA-9, Shqipëria paraqitet me performancë të dobët.

Sipas SIGMA raportet që shoqërojnë draft-ligjet shqiptare dështojnë në pikat më kritike, pasi ato nuk ofrojnë një analizë të plotë të problemit, nuk shqyrtojnë opsione alternative përveç asaj që propozon qeveria dhe nuk identifikojnë grupet e interesit që preken.

Më shqetësuese mbetet mungesa e llogaritjeve financiare (kosto-përfitim) për ndikimin e ligjeve, një kriter ku Shqipëria, së bashku me pothuajse të gjitha vendet e rajonit, përveç Serbisë që ka një progres të pjesshëm, dështon plotësisht. E vetmja pikë ku Shqipëria tregon një shenjë reflektimi është në analizën e monitorimit dhe vlerësimit, por edhe kjo mbetet në nivele minimale.

Kjo dobësi në hartimin e politikave pasqyrohet edhe në fazën e planifikimit dhe raportimit të punës në ministri. Ministritë e linjës nuk arrijnë të ndërtojnë plane pune me objektiva të matshme, duke e bërë llogaridhënien për paratë publike një mision të pamundur.

Gjetjet e SIGMA-s sugjerojnë se sfida e Shqipërisë është paaftësia për të orientuar burimet e mëdha njerëzore në kabinete drejt analizave serioze rregullatore dhe monitorimit të rezultateve.

Tabela e mëposhtme që shoqëron studimin tregon një situatë alarmante për transparencën dhe efektivitetin e politikave publike. Në 8 shtyllat kryesore të vlerësimit, Shqipëria ka marrë notë kaluese të pjesshme vetëm në njërin prej tyre “ monitorimin dhe vlerësimin pas zbatimit të politikave.

Mali i Zi udhëheq procesin, duke përmbushur pothuajse shumicën e kritereve të kërkuara nga standardet ndërkombëtare. Edhe Serbia tregon një performancë të qëndrueshme, veçanërisht në analizën e kostove dhe monitorimin e zbatimit./ Monitor.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI