Flash

Seanca në Kushtetuese/ Logu: Në dosjen e Mc Gonigal përmendet dhjetra herë Edi Rama

Lapsi.al 5 May 2026
Seanca në Kushtetuese/ Logu: Në dosjen e Mc Gonigal përmendet

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, për McGonigal dhe për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në seancën dëgjimore, përfaqësuesi ligjor i PD-së Marash Logu deklaroi se refuzimi i shumicës parlamentare për të ngritur komisionet përbën një cenim thelbësor të së drejtës kushtetuese të pakicës. Logu thekson ndër të tjera, se në dosjen e Mc Gonigal përmendet dhjetra herë kryeministri Edi Rama.

"Kërkesat plotësonin të 3 kushtet që ka përcaktuar jurisprudence kushtetuese për ngritjen e komisionit hetimor. Edhe në përmbajtjen e kërkesave tona dhe gjatë debatit parlamentar është nënvizuar se komisioni ka të drejtë të hetojë e të bëjë transparencë duke respektuar parimet koshtutuese dhe fokusuar tek parimi I ndarjes së pushteteve, parimi i procesit të rregullt ligjor, respektimi i të drejtës së jetës private dhe paanshmërisë.

Bazuar në jurisprudenën e Gjykatës Kushteteuse detyrimi për ofrimin e një formulimi alternativ kur vlerësohet apo ngrihen pretendimet që cënohen  parimet kushtetuese nuk është detyrim i kërkuesve por atyre që ngrenë këtë pretendim. Pra shumicës parlamentare. Në rastin konkret nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme për të ofruar një formulim alternative të objektit të hetimit.  Nga ana tjetër ka pasur pretendim se kërkesa nuk është shoqëruar me fakte dhe prova që vërtetojnë se autoritetet shtetërore kanë kryer veprime të paligjshme që kërkojnë hetim parlamentar. Por kjo është tërësisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme.

Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit hetimor për Mc Goinigal shoqërohej nga dokumente zyrtare të prodhuara nga drejtësia amerikane, dokumente zyrtare të drejtësisë shqiptare dhe të arbitrazhit. Në këtë kuptim kushti për të shoqëruar kërkesën me dokumente ishte mëse I plotësuar nga dokumente qoftë të SHBA-së qoftë shqiptare

Është ngritur pretendim se nuk ka akuzë ndaj një zyrtari shqiptar. Por fakt është në të gjitha dokumentet e drejtësisë amerikane të dorëzuara nga ana jonë përmendet Kryeministri Edi Rama me dhjetra herë por dhe zyrtarë të lartë shqiptarë që janë përfshirë në një formë apo formë tjetër' nënvizoi Logu," tha Logu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI