Flash

Tragjedia në Durrës, flet nëna e njërit prej viktimave: Doli për një akullore, por...

Lapsi.al 4 May 2026
Tragjedia në Durrës, flet nëna e njërit prej viktimave: Doli

Nëna e njërit prej të miturve që humbi jetën në aksidentin tragjik në Durrës ka folur për gazetaren e Euronews Albania, Matilda Braho lidhur me ngjarjen e cila ka tronditur familjen e tyre. Në një lidhje live për emisionin “Now” me Erla Mëhillin, nëna ka dhënë detaje lidhur me ditën tragjike të cilën ata e kishin kaluar bashkë deri pak çaste para aksidentit fatal.

Nëna theksoi se me djalin e saj kishin qenë në kishë dhe më pas ishin kthyer në shtëpi. Sipas saj djali i saj i mitur kishte insistuar të dilte të hante akullore dhe të luante me miqtë e tij pranë shtëpisë në trotuar ku edhe ka ndodhur ngjarja. Ajo më tej shpjegoi sesi e mori vesh ngjarjen pasi ajo u fut brenda në banesë pak çaste para se të ndodhte tragjedia.

“Ne sa ishim nisur për në kishë, arritëm në kishë e ndezëm qirinjtë me djalin. Djali u gëzua se ndezi qirinjtë dhe atje kaloi një ditë të bukur dhe të mirë me fëmijët. U kënaqën fëmijët. Kur erdhëm në shtëpi ishte ora 1, i bëra bukë djalit, më kërkoi bukë.

Sa hëngri bukë djali, tha mami do të dal përjashta, do marr një akullore. Sa doli djali unë u futa brenda. Nuk vonohem tha mami. I thashë, ku do shkosh? Pesë minuta më tha mami se do dal tha, me shok. I thashë, mos vono nuk vono moj mami. E di, tha, nuk vonohem. Më ke merak më tha”, tha ajo.

Lidhur me autorin e aksidentit, nëna ka bërë apel që drejtësia t’a dënojë maksimalisht dhe të mos lirohet për të kryer krimet të tjera të tilla.

“Thirrja ime është që ta fusin në burg, ai lloj kriminel nuk meriton të rrijë i lirë, Ai kriminel duhet të rrijë në burg përjetë dhe jo ta nxjerrin përjashta sa herë t’iu dojë qejfi”, tha ajo ndër të tjera. /Marrë nga Euronews.al

Të këshilluara

Fotolajm/ Rama "gjen" Kurtin në Armeni

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa fotografi nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian, që u mbjt në Yerevan të Armenisë. Në fo...

21:48

Alarm në Dubai, sulm me dronë nga Irani

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan një sulm me dronë të lëshuar nga Irani drejt territorit të tyre, duke shkaktuar alarm në Dubai. Sipas njo...

17:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI