Flash

Ish-kryebashkiaku ikonik i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, në gjendje kritike në spital

Lapsi.al 4 May 2026
Ish-kryebashkiaku ikonik i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, në gjendje kritike

Rudy Giuliani, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut dhe një nga mbështetësit më të vjetër të Donald Trump, ndodhet në spital në gjendje “të qëndrueshme, por kritike”, sipas zëdhënësit të tij.

Në një reagim publik, Trump e quajti Giulianin “kryebashkiakun më të mirë në historinë e Nju Jorkut” dhe vlerësoi rolin e tij në përpjekjet për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Nuk janë dhënë detaje të tjera për sëmundjen e tij.

Giuliani, 81 vjeç, u bë i njohur gjerësisht si “Kryebashkiaku i Amerikës” për rolin që pati në drejtimin e Nju Jorkut pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Për atë lidership, ai mori edhe titull nderi nga Mbretëresha Elizabeth në vitin 2002.

Pas largimit nga posti, ai kandidoi pa sukses për president dhe më vonë u bë një nga aleatët më të afërt të Trump, madje edhe avokati i tij personal. Pas zgjedhjeve të vitit 2020, Giuliani ishte ndër figurat kryesore që përhapën pretendimet e rreme se Joe Biden kishte vjedhur zgjedhjet. Për këto akuza, një juri më vonë e detyroi të paguante 148 milionë dollarë dëmshpërblim ndaj dy punonjësve zgjedhorë që ai kishte akuzuar për mashtrim.

Vitin e kaluar, Giuliani u plagos edhe në një aksident me makinë në New Hampshire, ku pësoi frakturë në shtyllën kurrizore, prerje dhe dëmtime në krah e këmbë.

Përgatiti ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI