Flash

Paradoksi absurd i fazës së 4-t: Tirana kampion, Partizani e Teuta bien nga kategoria

Lapsi.al 3 May 2026
Paradoksi absurd i fazës së 4-t: Tirana kampion, Partizani e Teuta

Katër skuadrat e fundit të renditjes, për të dytën javë rradhazi, morën të gjitha fitore. Nuk mbyllet me kaq historia, sepse ky trend rezultatesh, ndonëse jo me këtë intensitet absurd, ka përfshirë gjithë fazën e katërt të Abissnet Superiore. Skuadrat e vendeve të fundit, konkretisht Tirana, Vora, Bylis e Flamurtari, kanë bërë më shumë pikë se ato të kreut, ndërsa ato të Final 4 si Egnatia e Partizani do të ishin respektivisht në playout e zonën e rënies nga kategoria.

Rezultatet e shtatë javëve të fundit kanë trazuar tifozët, që nuk arrijnë të kuptojnë atë që po ndodh. Në studio televizive ka dilema nëse ndeshjet duhet të trajtohen taktikisht, apo gjërat që po ndodhin kapërcejnë çdo limit. Sepse duke marrë vetëm javën e 34 të Abissnet Superiore, Vora i shënon katër gola mbrojtjes më të mirë të kampionatit, asaj të kryesuesve të kampionatit Elbasanit. Flamurtari firmosi poker në shtëpinë e Partizanit, duke fiksuar rezultatin më të thellë në favor në këtë sezon.

E parë në shifra, ndoshta mund të krijohet një ide më e qartë e asaj që po ndodh në fushat e Superiores në fazën e katërt. Tirana do të ishte kampione, duke marrë më shumë pikë se gjithë të tjerët: 17 nga 21 të mundshme. Kjo do të thotë se në 7 ndeshje bardheblutë kanë marrë gati shumën e plotë të pikëve që kishin grumbulluar në tre fazat e para të kampionatit, ose e përkthyer në javë – 27.

Lexo më tej: Alvarez, çfarë goli: Tirana përmbys Partizanin në derbi dhe është gati e shpëtuar

Një ecuri e skuadrës së Orges Shehit, cuditërisht edhe më e mirë se e Elbasanit kryesues, që me 4 fitore, 1 barazim e dy humbje do të ishte i dyti me 13 pikë. Puna është se pas tyre në zonën Europiane të një kampionati me vetëm fazën e katërt do të ishte Vora, që me 3 fitore, 3 barazime e 1 humbje do të ishte në kutën e 12 pikëve, një mbi Bylis e Flamurtarin, me 11 pikë në shtatë ndeshje.

Praktikisht më mirë se Vllaznia, që deri dy javë më parë kryesonte kampionatin. Shkodranët e mundur në Loro Borici nga Bylis, pastër fare 0-2, kanë grumbulluar vetëm 9 pikë me 2 fitore, 3 barazime e 2 humbje.

Katastrofike do të ishte renditja e neglizhetëve më të mëdhenj. Egnatia me 4 humbje radhazi do të ishte në playout, me 5 pikë në 7 ndeshje, ndërsa nga kategoria do të zbrisnin Teuta me pesë humbje radhazi por me 4 pikë në këtë fazë të fundit, një mbi Partizanin, që nuk njeh fitore, por vetëm tre barazime. Bukurinë e kampionatit mund ta shohin ata që e drejtojnë, sepse ata që e shohin kanë vetëm dyshime.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI