Flash

Ipswich e Mehmeti ngjiten në Premier League: Ed Sheeran çmendet në dhomat e zhveshjes

Lapsi.al 3 May 2026
Ipswich e Mehmeti ngjiten në Premier League: Ed Sheeran çmendet
Pas Coventry, të drejtuar në mënyrë të shkëlqyer nga Frank Lampard, ka siguruar ngjitjen direkte në Premier League edhe Ipswich Town, klub historik që pas vetëm një viti “purgatori” lë Championship. Skuadra ku luan anësori i Kombëtares kuqezi Anis Mehmeti, arriti ngjitjen me një pikë avantazh ndaj Millwall dhe në javën e fundit. Për rrjedhojë u ndez një festë e madhe ku mori pjesë edhe super tifoz i klubit, si dhe aksioner i pakicës, Ed Sheeran, që iu bashkua festimeve të mëdha.

Ipswich Town është në Premier League

Duhet të fitosh për t’u ngjitur. Kundër QPR-së që nuk kishte më asgjë për të kërkuar nga kampionati, Ipswich hyri në fushë shumë i karikuar dhe pas 9 minutash ishte tashmë në avantazh me dy gola. Ndeshja u mbyll dhe u sigurua më pas në fund me golin e 3-0 që i dha start festës së madhe. Ipswich u kthye aty ku donte dhe ku kishte qenë për dekada më parë. Paraqitja e fundit në Premier League është ajo e sezonit të kaluar, 2024-2025, që u mbyll me vendin e parafundit dhe rënien nga kategoria.

Ed Sheeran: aksioner dhe tifoz i Ipswich

Festë e madhe në fushë me tifozët dhe në dhomat e zhveshjes, ku me lojtarët ishte edhe Ed Sheeran, tifoz i vërtetë i Ipswich që prej disa vitesh është edhe aksioner i pakicës së klubit. Një ëndërr që ishte bërë realitet, siç kishte thënë vetë: “Është ëndrra e çdo tifozi futbolli të bëhet pronar i klubit që mbështet dhe ndihem vërtet mirënjohës për këtë mundësi”. I konsideruar plotësisht pjesë e klubit, ai hyri në dhomat e zhveshjes – si tifoz, personazh i njohur dhe aksioner – për të festuar ngjitjen e Ipswich. Lojtarët e pritën. Sheeran këndoi dhe piu disa birra me lojtarët që në përgjithësi janë bashkëmoshatarë me të. Më pas kush e di nëse do të rikthehet të merret edhe me merkato, duke qenë se edhe në të kaluarën ka qenë vendimtar në blerjen e një lojtari.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI