Flash

Pasoja politike/ Trump kërcënon me tërheqjen e trupave amerikane, Italinë e Spanjën

Lapsi.al 2 May 2026
Pasoja politike/ Trump kërcënon me tërheqjen e trupave amerikane,

Deklaratat e Donald Trumpit për tërheqjen e trupave amerikane jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga Italia dhe Spanja lidhen me mosmarrëveshjet për veprimet e SHBA-së në luftën me Iranin. "Këtë me shumë gjasa do ta bëj, pse të mos e bëj?”, tha Trump duke ju përgjigjur një pyetjejeje të gazetarëve lidhur me zhvendosjen e mundshme të trupave. Trumpi kritikoi veçanërisht Romën dhe Madridin: "Italia nuk na ka ndihmuar fare, dhe Spanja ka qenë e tmerrshme, absolutisht e tmerrshme.”

Sfondi i këtyre tensioneve lidhet me rezistencën në rritje brenda Evropës ndaj përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit me Iranin.

Sánchez kundër luftës në Iran

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, është shprehur qartë kundër zgjerimit ushtarak të konfliktit dhe ka bërë thirrje për zgjidhje diplomatike. Që në fillim të sulmit të SHBA-së kundër Iranit, qeveria spanjolle e bëri të qartë  se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t'i përdorin bazat ushtarake spanjolle për këtë qëllim. Më pas u bë e njohur se Spanja e kishte mbyllur edhe hapësirvn e saj ajrore për avionët amerikanë, që marrin pjesë në misionin ushtarak në Iran.

Prishja e marrëdhënies Meloni-Trump

Edhe në Itali po vërehet një distancim gjithnjë e më i madh nga linja amerikane. Veçanërisht për t'u përemendur është përkeqësimi i marrëdhënieve mes Trumpit dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni. Meloni konsiderohej për një kohë të gjatë si një nga aleatet më të afërta evropiane të Trumpit. Megjithatë, sipas vëzhguesve politikë, qëndrimi i saj i rezervuar ndaj sulmeve amerikane ndaj objektivave iraniane ka ndikuar për përkeqësimin e marrëdhënieve. Ndërsa Uashingtoni kërkonte mbështetje maksimale, Roma është përpjekur të shmangë përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt.

Marrëdhënia e Melonit me Trumpin nisi të ftohet ndjeshëm që kur ajo u shpreh kundër kërcënimeve të tij për të aneksuar Groenlandën. Po ashtu pas sulmeve të Donald Trumpit ndaj Papës Leo XIV, pasi ky kritikoi luftën e SHBA dhe Izraelit kundër Iranit, Meloni nxitoi në mbrojtje të Papës.

Pasojat e tërheqjes së trupave amerikane

Sipas të dhënave zyrtare amerikane, më 31 dhjetor 2025 në Itali ishin të stacionuar 12.662 ushtarë amerikanë, në Spanjë 3.814 dhe në Gjermani 36.436. Një tërheqje e mundshme do të kishte pasoja jo vetëm ushtarake, por edhe politike, duke ndikuar ndjeshëm në NATO dhe në arkitekturën e sigurisë në Evropë./DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI