Flash

Lufta në Lindjen e Mesme:Irani var 2 të akuzuar për lidhje me inteligjencën izraelite

Lapsi.al 2 May 2026
Lufta në Lindjen e Mesme:Irani var 2 të akuzuar për lidhje me

Irani ka ekzekutuar dy persona të akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me Izraelin, në një tjetër rast që vjen në sfondin e tensioneve të forta në rajon. Sipas mediave shtetërore iraniane, dy të dënuarit, Yagub Karibur dhe Nasser Bekrzadeh, janë varur pasi u shpallën fajtorë për bashkëpunim me shërbimet izraelite të inteligjencës. Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi kohën e arrestimit të tyre.

Sipas të njëjtave burime, Karibur akuzohej se kishte mbledhur dhe transmetuar informacione përmes fotografive dhe materialeve filmike gjatë konfliktit, të cilat më pas i kishte dërguar shërbimeve izraelite. Ndërsa Bekrzadeh dyshohet se kishte furnizuar me të dhëna për figura fetare, zyrtarë rajonalë dhe zona strategjike, përfshirë edhe rajonin e Natanzit, ku ndodhet një nga objektet kryesore bërthamore të Iranit.

Rasti vjen në një kohë kur autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe ekzekutimet, që prej përshkallëzimit të konfliktit në fund të shkurtit. Organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut e rendisin Iranin ndër vendet me përdorimin më të lartë të dënimit me vdekje në botë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI