Flash

Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia dhe Spanja

Lapsi.al 1 May 2026
Trump paralajmëron tërheqje të trupave amerikanë nga Italia

Donald Trump po shqyrton mundësinë e reduktimit të numrit të trupave amerikane në Spanjë dhe Itali, ndërsa SHBA-të rivlerësojnë praninë e tyre të përgjithshme ushtarake në Evropë për shkak të mosmarrëveshjeve me aleatët mbi luftën në Iran.

"Dua të them, ata nuk e kanë treguar tamam mbështetjen e tyre", tha Trump kur u pyet për reduktimin e numrit të trupave në Itali dhe Spanjë .

"Po, ndoshta do ta bëj, pse të mos e bëj? Italia nuk ka ndihmuar fare. Spanja ka qenë e tmerrshme. Absolutisht", tha Trump duke theksuar gjithashtu se po shqyrtonte reduktimin e trupave në Gjermani.

Merz tha më parë këtë javë se Shtetet e Bashkuara janë të poshtëruara nga Irani, megjithëse tha gjithashtu se marrëdhënia e tij me Trump mbetet e mirë. Duke folur nga Zyra Ovale, ai përsëriti kritikat e tij, veçanërisht ndaj Kancelarit gjerman Friedrich Merz.

“Dua të them, ai po bën një punë të tmerrshme”, shtoi ai, duke iu referuar Merz.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 1 maj 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.2 lekë dhe do shitet me 95.9 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me ...

08:07

Parashikimi i motit për këtë fillim muaji

Dita e premte, pritet të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë. Moti parashikohet kryesisht i k...

07:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI