Flash

Infantino thërret në skenë përfaqësuesit e Izraelit e Palestinës: Rajoub e injoroi

Lapsi.al 1 May 2026
Infantino thërret në skenë përfaqësuesit e Izraelit e
Skena më e tensionuar e Kongresit të 76-të të FIFA-s në Vankuver erdhi kur Gianni Infantino u përpoq ta kthente skenën në një vend pajtimi mes Izraelit dhe Palestinës. Presidenti i FIFA-s thirri para delegatëve Jibril Rajoub, president i Federatës së Futbollit të Palestinës, dhe Basim Sheikh Suliman, zëvendëspresident i Federatës së Futbollit të Izraelit, duke tentuar t’i afronte për një shtrëngim duarsh ose të paktën për një foto së bashku. Por tentativa dështoi pothuajse menjëherë. Rajoub nuk u afrua drejt Sulimanit, diskutoi me presidentin Infantino dhe mbajti distancë nga drejtuesi izraelitë. Presidenti i FIFA-s i vendosi edhe dorën në krah, duke e ftuar me gjest të afrohej, por numri një i federatës palestineze refuzoi. Në atë moment kreu i qeverisjes së futbollit botëror mori mikrofonin dhe u përpoq ta mbyllte episodin me një mesazh uniteti: “Do të punojmë së bashku, President Rajoub, Zëvendëspresident Suliman. Të punojmë së bashku për t’u dhënë shpresë fëmijëve. Janë çështje komplekse”.

Refuzimi i Rajoub dhe tensioni në skenën e FIFA-s

Gjesti i presidentit Infantino erdhi pas ndërhyrjes së Rajoub, i cili kishte përsëritur kërkesën palestineze ndaj FIFA-s: të ndërhyjë ndaj klubeve izraelite me seli në vendbanimet në Bregun Perëndimor, territor që palestinezët e pretendojnë si pjesë të një shteti të ardhshëm. Federata palestineze prej kohësh mbështet se ato skuadra nuk duhet të marrin pjesë në kampionatet e organizuara nga federata izraelite. FIFA megjithatë ka vendosur të mos marrë masa disiplinore ndaj Izraelit, duke argumentuar se statusi juridik përfundimtar i Bregut Perëndimor mbetet një çështje e pazgjidhur dhe komplekse në planin e së drejtës ndërkombëtare. Federata palestineze ka paraqitur tashmë një ankim në TAS të Lozanës kundër këtij vendimi. Për këtë arsye tentativa e kreut të FIFA-s Infantino u perceptua nga delegacioni palestinez si një imponim. Susan Shalabi, zëvendëspresidente e federatës palestineze, i shpjegoi agjencisë Reuters se çfarë do të kishte thënë Rajoub në atë moment: “Nuk mund t’i shtrëngoj dorën dikujt që izraelitët e kanë sjellë aty për të mbuluar fashizmin dhe gjenocidin e tyre! Ne po vuajmë”. Izraeli mohon se ka kryer një gjenocid në Gaza.

Lufta hyn në futboll: nyja e klubeve izraelite në vendbanime

Episodi i Vancouver tregon edhe një herë se sa shumë lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë tashmë edhe brenda institucioneve të futbollit botëror. Rajoub ka akuzuar FIFA-n se nuk po zbaton rregullat e saj dhe ka theksuar se çështja nuk lidhet me përcaktimin e kufijve, por me qeverisjen e futbollit. Linja palestineze është e qartë: nëse një federatë zhvillon ndeshje në një territor të pushtuar, FIFA duhet të ndërhyjë. Suliman, në ndërhyrjen e tij, mbrojti pozicionin izraelit dhe kujtoi praninë e qytetarëve arabo-izraelitë në futbollin e vendit, duke këmbëngulur se sporti nuk duhet të përdoret si terren përplasjeje politike. Infantino u përpoq ta rikthente gjithçka në gjuhën tipike të FIFA-s, atë të unitetit dhe shpresës, por skena e Vancouver dha një imazh tjetër: paqja simbolike e kërkuar para kamerave nuk mjaftoi për të fshirë një përçarje politike ende shumë të madhe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI