Flash

Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve

Lapsi.al 1 May 2026
Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve

1 Maji, Dita e Punëtorëve. Sot është pothuajse automatike për ne që ta lidhim ditën e parë të këtij muaji me këtë përvjetor. Por zgjedhja për të kujtuar këtë ditë i ka rrënjët në luftërat e fundit të shekullit të 19-të, në një periudhë në të cilën ndërgjegjësimi për të drejtat e punëtorëve po rritej.

Zyrtarisht, "shpikja" e 1 Majit daton që nga kongresi i Internacionales së Dytë, i cili u mbajt në Paris në vitin 1889 (data dhe vendi u zgjodhën për të përkujtuar 100-vjetorin e sulmit ndaj Bastijës). Me atë rast u vendos të promovohej një demonstrim global (dhe i njëkohshëm) për t'u lejuar punëtorëve të kërkonin njëzëri më shumë të drejta në punë.

Zgjedhja rastisi në këtë datë në kujtim të një aksidenti të rëndë që kishte ndodhur në

Çikago në vitin 1886, kur një grup punëtorësh vendosën të demonstronin për të pasur më shumë marrë masa mbrojtëse. Në atë periudhë, në fakt, pranohej që njerëzit punonin edhe më shumë se 16 orë në ditë (ideja e 8 orëve të punës në ditë lindi në fund të shekullit të 19-të), në kushte katastrofike higjienike dhe sanitare dhe duke rrezikuar jetën e tyre për ato që sot konsiderohen punë të sigurta. Protesta zgjati 3 ditë dhe u shtyp me gjak, duke shënuar 11 të vrarë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI