Flash

Endrick tregon: “Kur isha te Real Madrid isha shumë i frikësuar, kam qarë disa herë”

Lapsi.al 1 May 2026
Endrick tregon: “Kur isha te Real Madrid isha shumë i frikësuar,

Gjatë huazimit te Lyon, Endrick ka rigjetur veten, duke treguar për herë të parë në Europë gjithë atë talent që e kishte bërë të shkëlqente në Brazil që shumë i ri. Është blerë nga Real Madrid ende i mitur, por në Spanjë ka hasur shumë vështirësi, pavarësisht se gëzonte vlerësimin e teknikut Carlo Ancelotti. Me kreun e pankinës franceze Fonseca ka një raport të veçantë që i ka lejuar të shprehet në nivelet më të larta dhe të ëndërrojë një vend në listën e të grumbulluarve të Brazilit për Botërorin e ardhshëm.

I intervistuar nga The Guardian, Endrick ka folur për jetën e tij, që së shpejti do t’i dhurojë gëzimin e të bërit baba, por edhe për mënyrën se si ka ndryshuar karriera e tij kur ka mbërritur në futbollin europian. Te Palmeiras ishte ylli absolut, ndërsa te Real është përballur me disa vështirësi që e kanë tronditur për shkak të moshës së re.

Endrick tregon momentet e vështira të karrierës së tij

Të mbërrish në Europë sapo mbush 18 vjeç është një hap i madh, sidomos për dikë si ai që mbart gjithë presionin e të qenit një nga talentet më të mirë të Brazilit. Më pas dëmtimet e kanë komplikuar përshtatjen e tij te Real Madrid, që vitet e fundit ka treguar dobësi që nuk ishin parë prej kohësh. Një kombinim faktorësh që i kanë krijuar shumë probleme, tani të kapërcyera dhe që i rrëfen hapur: “Kam pasur një dëmtim të komplikuar dhe kam humbur shumë kohë. Kjo më ka mbajtur larg shumë ndeshjeve, stërvitjeve dhe punës. Nuk mund të konkurrroja. Kur dëmtohesh, humbet gjithçka. Humb mundësinë për të luftuar për një vend. Janë gjëra që nuk varen nga unë”.

Endrick është ndjerë i humbur, i vetëm, në një qytet të ri. Shpesh ka qarë në privatësi, por më pas ka ditur të gjejë rrugën e tij: “Isha shumë i frikësuar. Kam qarë disa herë, është diçka që bëhet në privat. Nuk dija si ta menaxhoja dëmtimin tim, çfarë të prisja. Nuk e di nëse do të kesh rikthim të dëmtimit, nëse do ta ruash forcën tënde, nëse do të kthehesh më i dobët. Të godet shumë, të tremb. Por e dija që duhej të vazhdoja përpara”. Nuk u dorëzua dhe në fund te Lyon gjeti skuadrën ideale ku të luante pa presion, duke gjetur te Fonseca një aleat të çmuar për ta ndihmuar të rikthehet në nivelet më të larta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI