Flash

Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër: Degradim total

Lapsi.al 1 May 2026
Berisha garon i vetëm për drejtimin e PD, Salianji reagon ashpër:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda selisë blu.

Në një reagim publik, Salianji e cilëson “mizerabël” standardin e drejtimit të PD-së, duke akuzuar Berishën për mungesë përgjegjësie ndaj demokratëve, të cilët sipas tij kanë mbetur në opozitë prej 13 vitesh.

Ai shprehet se drejtimi aktual ka sjellë përçarje, akuza dhe një klimë mosbesimi brenda partisë, ndërsa shton se demokratët po vendosen nën presion për të heshtur.

Salianji ngre një sërë pyetjesh mbi humbjen e zgjedhjeve të fundit, duke kërkuar përgjegjësi për rezultatin dhe mënyrën e drejtimit të fushatës. Sipas tij, me lidershipin aktual, Partia Demokratike nuk ka asnjë mundësi për të ardhur në pushtet.

“Edhe demokratët më të bindur e dinë që me Sali Berishën nuk do të fitohet kurrë”, shprehet ai, duke shtuar se çdo ditë që Berisha qëndron në krye të partisë është një humbje për opozitën dhe vendin" - shkruan ai.

Në vijim, ish-deputeti thekson se PD nuk mund të funksionojë si “parti individi”, por duhet të rikthehet në një forcë të hapur, me garë dhe përfaqësim.

Të premten Komisioni Zgjedhor në PD shpalli zyrtarisht vendimin se në zgjedhjet e 23 majit, Sali Berisha do të kërkojë i vetëm mbështetjen e demokratëve për t’i udhëhequr në 4 vitet e ardhshme.

Reagimi i plotë:

Standardi mizerabël se si Berisha po trajton Partinë Demokratike shpreh mungesën e thellë të përgjegjësisë historike për sakrificat e demokratëve që prej 13 vitesh dergjen në opozitë. Shpërfaqja e këtij shtetari deri në degradim total me ndasi, me idiotësi, me miq dhe armiq imagjinar…. me rrena dhe gënjeshtra të poshtra që i kanë lënë demokratët 13 vite rrugëve, shprehin humbjen e “kështjellës” së fundit që ai kishte arritur të fshinte: burrërinë.

Ai dhe rrethi që i kacavirret abuzon me besnikërinë dhe vlerat e demokratëve, duke i vendosur përballë një presioni moral: të heshtin “për respekt të moshës”, të heshtin përballë “ndereve që i janë bërë”, të heshtin para shuarjes së PD për shkak të lidhjes me të.

Kush mban përgjegjësi për humbjen më të thellë që nga 1997, me 11 Maj 2025? Kush i bëri listat? Kush hartoi programin banal sikur të ishte viti 1995? Kush e drejtoi fushatën?

Dhe pyetja më e rëndësishme: si do të fitojë Partia Demokratike? Edhe demokratët më të fandaksur e dinë që me Sali Berishën dhe këtë lidership, nuk do fitohet kurrë.

Çdo ditë që ai qëndron në krye të Partisë Demokratike e Shqipërisë është një humbje për opozitën dhe për Shqipërinë.

Koha punon vetëm për ndryshimin. Sali Berisha nuk mund ta përfaqësojë kurrë atë. Ai është i konsumuar, i izoluar, i hetuar, i paaftë për të bashkuar opozitën.

Nuk mund të flasim për ndryshim në Shqipëri, duke refuzuar ndryshimin në PD. Ne nuk mund të kërkojmë votën e shqiptarëve kështu. Partia Demokratike nuk mund të jetë kurrë e fortë pa garë, pa përfaqësim, pa përgjegjësi.

Çdo përpjekje për t’i shmangur këto e dobëson Partinë Demokratike dhe e largon nga qytetarët. Partia Demokratike nuk mund të jetë parti individi, nuk e meriton të jetë! Ajo duhet të rikthehet në një parti masash dhe pushteti. Ajo është pronë e demokratëve dhe shpresa e mijëra shqiptarëve që presin rotacionin prej vitesh!

PD nuk e meriton të shuhet për shkak të liderit të saj. Llogaritë i kanë bërë gabim, veçanërisht me mua dhe shumicën e demokratëve. Koha thërret demokratët të mos heshtin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI